Data e hyrjes në fuqi: Tetor 2025
Shoqëria: Lika Real Estate sh.p.k.
NIPT: L13507802R
Adresa: Rruga e Detit, Kavajë 2501, Shqipëri
Email: info@likarealestate.com · Tel: +355 69 550 9143
Juridiksioni: Republika e Shqipërisë

1. Hyrje

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon si Lika Real Estate sh.p.k. (“ne”, “jonë”) mbledh, përdor, ruan dhe mbron informacionin tuaj personal kur ju përdorni këtë faqe.

Jemi agjenci imobiliare e licencuar me zyra fizike në Kavajë. Veprojmë sipas Ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Duke përdorur faqen, ju pranoni mbledhjen dhe përdorimin e informacionit sipas kësaj politike.

2. Informacioni që mbledhim

Mbledhim vetëm të dhënat që na i jepni ju vetë:

  • Emri, adresa e email-it dhe numri i telefonit, kur plotësoni formularin e kontaktit
  • Mesazhi që na shkruani për një pronë të caktuar
  • Adresa e email-it, nëse abonoheni vullnetarisht për prona të reja

Mbledhim gjithashtu të dhëna teknike jo-personale:

  • Lloji dhe versioni i shfletuesit
  • Adresa IP, në regjistrat e serverit
  • Cookies teknike që ruajnë zgjedhjet tuaja të kërkimit

Kjo faqe nuk ka llogari përdoruesi. Nuk ka regjistrim, nuk ka fjalëkalime dhe nuk krijojmë profile përdoruesish. Nuk mbledhim të dhëna financiare dhe nuk pranojmë pagesa online.

3. Qëllimi i mbledhjes

Të dhënat i përdorim vetëm për:

  • Të ju përgjigjemi kërkesës që na dërguat
  • Të organizojmë një vizitë në pronën që ju intereson
  • Të ju dërgojmë prona të reja, nëse jeni abonuar
  • Të përmirësojmë funksionimin e faqes
  • Të përmbushim detyrimet ligjore

4. Cookies dhe teknologjitë e gjurmimit

Faqja përdor cookies teknike që ruajnë zgjedhjet tuaja të kërkimit dhe gjuhën e faqes. Këto nuk ju identifikojnë.

Mund të përdorim cookies analitike vetëm nëse i pranoni ju. Ato japin statistika të përmbledhura për faqet më të vizituara dhe nuk ju identifikojnë personalisht.

Mund t’i çaktivizoni cookies nga cilësimet e shfletuesit; disa funksione të faqes mund të mos punojnë si duhet. Detajet gjenden te Politika e Cookies.

5. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat personale i ruajmë vetëm aq kohë sa është e nevojshme:

  • Kërkesat e kontaktit: 24 muaj nga komunikimi i fundit, pastaj fshihen
  • Email-i i buletinit: deri sa të çregjistroheni
  • Kopjet rezervë: deri në 90 ditë, për siguri dhe rikuperim

6. Ndarja e të dhënave me të tjerë

Nuk i shesim, nuk i japim me qira dhe nuk i tregtojmë të dhënat tuaja personale.

Të dhënat mund të ndahen vetëm me:

  • Agjentët tanë, për të trajtuar kërkesën që na dërguat
  • Ofruesin e host-imit dhe të email-it, të cilët veprojnë sipas udhëzimeve tona dhe kanë detyrim konfidencialiteti
  • Autoritetet shtetërore, vetëm kur e kërkon ligji

7. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë:

  • Të kërkoni akses në të dhënat tuaja
  • Të kërkoni korrigjim të të dhënave të pasakta
  • Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja
  • Të kundërshtoni ose të kufizoni përpunimin
  • Të merrni të dhënat tuaja në formë të lexueshme

Për të ushtruar këto të drejta, na shkruani në info@likarealestate.com. Përgjigjemi brenda 30 ditëve.

8. Siguria e informacionit

Përdorim lidhje të enkriptuar (HTTPS) për të gjitha komunikimet me faqen.

Aksesi në të dhënat e mbledhura është i kufizuar vetëm tek personeli i autorizuar.

Marrim masat e arsyeshme teknike dhe organizative, por asnjë sistem online nuk është plotësisht i siguruar.

9. Lidhjet drejt faqeve të tjera

Faqja jonë mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të treta, si rrjetet sociale ose hartat.

Nuk jemi përgjegjës për praktikat e privatësisë ose përmbajtjen e atyre faqeve. Ju rekomandojmë të lexoni politikat e tyre para se të jepni ndonjë të dhënë personale.

10. Komunikimet

Nëse abonoheni në buletin, pranoni të merrni email me prona të reja dhe projekte në ndërtim.

Mund të çregjistroheni në çdo moment, me një klikim mbi lidhjen në fund të çdo email-i.

Nëse na shkruani përmes formularit, do të ju përgjigjemi vetëm për kërkesën tuaj; nuk ju shtojmë automatikisht në listën e buletinit.

11. Vendndodhja e të dhënave

Të dhënat ruhen në servera të ofruesit tonë të host-imit.

Nëse të dhënat përpunohen jashtë Shqipërisë, kjo bëhet vetëm drejt vendeve që ofrojnë nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, sipas Ligjit nr. 9887/2008.

12. Privatësia e fëmijëve

Faqja nuk u drejtohet personave nen 18 vjeç.

Nuk mbledhim me vetedije të dhëna nga të mitur. Nëse konstatojmë se kemi marrë të dhëna të tillë, i fshijmë menjëherë.

13. Baza ligjore e përpunimit

Të dhënat personale i përpunojmë vetëm mbi baza të ligjshme:

  • Pëlqimi juaj — për buletinin dhe cookies analitike
  • Interesi i legjitim — për të ju përgjigjur kërkesave që na dërgoni vetë
  • Detyrimi ligjor — kur ligji na kërkon të ruajmë ose të japim të dhëna

14. Shkeljet e të dhënave

Në rast të një shkeljeje që rrezikon të drejtat tuaja, njoftojmë Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale brenda 72 orëve.

Nëse shkelja paraqet rrezik të lartë, njoftojmë edhe ju personalisht, pa vonesa të panevojshme.

15. Përgjegjësia për përmbajtjen

Të gjitha pronat e publikuara në këtë faqe vendosen nga Lika Real Estate sh.p.k.

Fotot, çmimet dhe përshkrimet janë informuese. Ato nuk përbëjnë ofertë detyruese dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.

Për të dhënat e sakta të një prone, ju lutemi na kontaktoni drejtpërdrejt.

16. Ankesat

Për pyetje ose ankesa në lidhje me privatësinë, na kontaktoni në:

Email: info@likarealestate.com
Adresa: Lika Real Estate sh.p.k., Rruga e Detit, Kavajë 2501, Shqipëri

Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tonë, keni të drejtë të ankoheni prane Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al), Tiranë.

17. Ndryshimet në këtë politikë

Kjo politikë mund të përditësohet për të pasqyruar ndryshime në praktikat tona ose në legjislacion.

Data e hyrjes në fuqi në krye të faqes përditësohet sa herë bëhen ndryshime. Versioni në fuqi është ai i publikuar këtu.

18. Kontakti

Lika Real Estate sh.p.k.
NIPT: L13507802R
Rruga e Detit, Kavajë 2501, Shqipëri
Tel: +355 69 550 9143
Email: info@likarealestate.com

Përditësuar më: 10 Tetor 2026

Keni ndonjë pyetje?

Prona të verifikuara në Golem, Qerret, Mali i Robit, Kavajë dhe Durrës. Çdo pronë kontrollohet për certifikatë pronësie para se të listohet.

Doni të shisni pronën tuaj?

Kërkoni të blini një pronë të re apo të shisni të tuajën?

Kërkoni shtëpinë e ëndërrave?

Ju ndihmojmë ta gjeni pronën e duhur në bregdetin shqiptar